Tashmë gjithçka është zyrtare.Te Manchester United kanë vendosur, do të jetë norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer, pasuesi i Jose Mourinhos në stolin e Djajve të Kuq.

45-vjeçari skandinav i cili ishte trajneri i Moldes në kampionatin norvegjez që prej vitit 2015-të deri ditën e djeshme, është zyrtarizuar si trajneri i përkohshëm i 20-herë kampionëve të Anglisë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në verë drejtimin e skuadrës pritet ta marrë një emër shumë i njohur ky dy favoritët kryesorë për stolin e United janë Zidane e Pochettino.

Për ti paraprirë klubit nga Old Trafford ka menduar kryeministrja e Norvegjisë e cila ka uruar ish-sulmuesin e kombëtares për këtë detyrë të rëndësishme që bën krenar një popull të tërë. Por nëse Solskjaer do të bëjë ndonjë mrekulli në këtë sezon atëherë nuk i dihet në verë.

Në ishull tifozët United e duan norvegjezin pasi e kujtojnë gjithmonë me atë gol që realizoi ndaj Bayern Munich në finalen e Champions League të vitit 1999 të fituar me përmbysje në 3 minutat e fundit nga Djajtë e Kuq.

Karrierën si trajner Solskjaer e ka nisur pikërisht te skuadra rezervë e Manchester United të cilën e ka drejtuar nga 2008-ta deri në 2011-ën, ndërsa ai ka një eksperiencë të shkurtër në Premier League me Cardiff City-in në vitin 2014-të, sezon në të cilin nuk arriti të mbante dot skuadrën uellsiane në Premier League.