Gjatë një bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kryeministri Edi Rama tha sot se të gjithë studentët në studimet Bachelor do të paguajnë vetëm 50 për qind të tarifës në muajin janar.

“Në janar do të paguhet 50 për qind e tarifës që duhet të paguhej për tarifën e studimit. Nëse në janar do ju kërkojnë të paguani më shumë se 50 % të tarifës, mos e paguani.”

Kreu i qeverisë tha po ashtu se gjatë kësaj kohe qeveria do të artikulojë marrëveshjet me universitetet që të paguajë nga buxheti tarifat e nxënësve me mesatare të mirë. Një student me mesatare 8.2 duhet të përfitojë më shumë se 50 për qind financim.

“Ne do të bëjmë marrëveshje me Universitetin, do i themi, tarifat për të gjithë studentët do të jenë 50 për qind më pak, ndërkohë ne po punojmë, ata me 10, ata me 9 me, 8 ata me ndihmë ekonomike dhe pasi ta artikulojmë të gjithën këtë do i themi universitetit urdhëro leket për ata që përfitojnë. Nëse ti e ke mesataren 8.2 ti duhet ta kesh më shumë se 50 për qind pagesën tonë. Nën 50 për qind mos prano, do thuash jo më ka thënë ai më shumë.”