Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po shqyrtohet edhe kandidatura e Ridvan Bodes për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. I pranishëm në Komision, Bode theksoi kontributin e tij në përmbushjen e detyrimeve ligjore të Bankës së Shqipërisë.
“Do të kontribuoj të përmbushim detyrimet ligjore të BSH. Eksperienca ime, kontribut në një debat të dobishëm. E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat”, u shpreh ai.
Ish-ministri i Financave Bode në kabinetin e qeverisë “Berisha”, u propozua nga vetë kryeministri Edi Rama, për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe shkaktoi jo pak zhurmë.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ushtrojnë këtë funksion për një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.





