Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama është takuar me studentët të Universitet Bujqësor, për të folur për 8 pikat e shtruara nga në protestë.
Sapo studentët nisën të flisnin, duke parashtruar kërkesat e tyre para Ramës, njëra prej tyre tha publikisht se i ishte mbajtur e fshehtë fakti se aty do të shkonte kryeministri ndaj ajo do të braktiste e para takimin në fjalë.
"Mund të na e thoni ju zoti kryeministër se pse shpreheni që nuk janë rritur tarifat e studimit? Tarifat janë rritur. Unë jam studente e Financë-Kontabilitet dhe paguaj 320 mijë për tarifën. Ndërkohë dy kurset e tjera paguajnë 300-350. Pres përgjigje. Janë rritur apo jo tarifat? Nuk më pëlqeu fakti që Rektori na gënjeu pasi nuk na tha për këtë takim. Madje nuk na tha asgjë që do të vinit këtu. Ndaj unë jam e para që po braktis mbledhjen (studentët duatrokasin). Rektori po na gënjen dhe po na rrit tarifa Kërkoj shpegim nga ju ose nga rektori. Po ashtu na kanë mashtruar sepse unë nuk e dija që ishit ju i ftuar sot, sepse nuk do vinim në takim me ju ashtu siç e kemi shprehur edhe në protestë që nuk jemi për dialog. Unë po lë mikrofonin dhe po e braktis këtë takim", tha studentja e cila u duartrokit nga pjesëmarrësit në sallë.





