Këshilli Kombëtar i PD votoi të shtunën për përzgjedhjen e 265 anëtarëve të tij të rinj, mes 350 kandidatëve në garë, ndërkohë që një numër i vogël mes tyre deklaroi publikisht tërheqjen nga gara.
Bie në sy, se përsa i përket kandidatëve të PD-së nga qyteti i Durrësit kanë fituar disa prej emrave më të njohur të degës lokale të kësaj force politike.
Armand Teliti, kreu aktual i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, si dhe ish-deputetët Gazmend Oketa, Igli Cara, Osman Metalla, Pëllumb Berisha janë bërë pjesë e Këshillit Kombëtar.
Jashtë Këshilit Kombëtar kanë mbetur ish-kryebashkiaku Arqile Gorea, Mjekja e njohur Mira Kauri, urbanisti Ardian Muka apo anëtari i Këshillit Bashkiak Shkëlqim Fortuzi.





