Mbrojtësi shkodran, Enis Hakaj, ishte ndër më të mirët në radhët e Teutës në fitoren e thellë në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit. Ai e deklaroi qartë objektivin e “Djemve të Detit” për titullin kampion.
“Ne lojtarët mundohemi të japim më të mirën dhe të kapin Europën, pse jo dhe titullin. Ky është qëllimi ynë. Ndeshje pas ndeshjeje po rikthehemi në formën e duhur sportive. Po mundohem çdo ditë që të jap maksimumin për ekipin.”
Teuta pa “yje”: Çdo skuadër ka nevojë për një lojtar si Shkëmbi, pasi ai ka qenë lojtar i madh, por ne po mundohemi që të luajmë grup dhe të bëjmë futboll. Skuadra që më pëlqen më shumë është Teuta, pasi është skuadra ku luaj. Nuk zgjedh dot tjetër.”Rivalët: Ndeshjet me të vështira janë ato që dihen: Kundër Partizanit, Skënderbeut dhe Kukësit. Por në përgjithësi, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe ne i vlerësojmë të gjitha njësoj.





