Reshjet e mëngjesit të sotëm nuk e kanë penguar mbërritjen në orar të dy trageteve të linjës Bari – Durrës.
Ndërkaq, sipas Qendrës së Informacionit në APD, dy anije tregtare me grurë në kalatën 2 nuk kanë hapur ende hambarët për shkak të shiut, që pritet të vijojë me ndërprerje gjatë gjithë ditës.
Në kalatën 6 po përpunohet pa problem një anije me 427 kontejnerë, ndërsa në kalatën 5 do të ankorohet paradite edhe një anije me xhama.
Gjatë tre ditëve të ardhshme në portin e Durrësit pritet të ankorohen edhe 6 anije të tjera tregtare me mallra.
(Foto të shkrepura paraditen e së premtes nga APD)