Një vajzë e quajtur nga prindërit e saj si foshnja e mrekullisë ka arritur të mbijetojë edhe pse lindi katër muaj para kohe.

Sussie Bea Patrick lindi më 28 qershor, vetëm 22-javëshe dhe ishte në madhësinë e një kutie çokollatash.

Nënës së saj, Jodie Marrin dhe partnerit të saj Lee Patrick u ishte thënë që të prisnin më të keqen në momentin që Sussie erdhi në jetë 4 muaj para kohe.

Megjithatë, pavarësisht se mjekët u thanë se vajza e tyre kishte shanse të vogla mbijetese, Jodie dhe Lee refuzuan të heqin dorë.

Tani, pesë muaj pasi erdhi në botë, Sussie i kaloi të gjitha fazat me sukses dhe mjekët e lëshuan që të shkonte në shtëpi me familjen për Krishtlindje.

Edhe pse u kthye në shtëpi me mamin dhe babanë e saj, vogëlushja vazhdon ende të ketë nevojë për oksigjen. Por, gjithsesi, babai i saj, Lee thotë se vajza e tij është e përsosur dhe nuk ngurron ta quajë si mrekullinë e tij të vogël.