Në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një mesazh sensibilizimi përmes një postimi në Facebook.
Kreu i Shtetit shkruan se vlerësohet rëndësia që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve nga HIV, ndërsa ndër të tjera thotë se do të vazhdohen përpjekjet për parandalimin dhe edukimin e të rinjve në përhapjen e kësaj sëmundjeje.
"Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, ne vlerësojmë rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej saj, solidarizohemi dhe vazhdojmë të bashkojmë përpjekjet tona për të parandaluar duke ndërgjegjësuar dhe përmirësuar edukimin, në veçanti tek të rinjtë, në luftën kundër përhapjes së kësaj sëmundjeje vërtet të rëndë."





