Një telefonatë në emisionin ‘Aldo Morning Show’ ka befasuar po aq sa moderatorin dhe publikun. Reperi Stresi ka përshëndetur të gjithë fansat e tij, por nuk ka lënë pa përmendur dhe dashurinë e tij të zemrës. ‘Si me grep’ Aldo i ka nxjerrë një mesazh kushtuar bashkëshortes së tij, Kejsit, që tashmë jeton në Kanada.

"Mos u dorëzo sepse do të shihemi shumë shpejt."– është shprehur Stresi.

Ai gjtihashtu ka treguar se nuk do të jetë pjesë e 'Këngës Magjike' në gjysmë-finale, por me shpirt do të jetë atje. Stresi pohoi se është duke pritur amnistinë që mund të ndodhë me rastin e festave të fundvitit, si dhe beson në drejtësinë shqiptare, për të qenë sërisht i lirë. 

Ai u arrestua në një hotel në Tiranë ku iu gjendën lëndë narkotike si dhe armë.