Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në Facebook momente nga takimi emocionues me stërnipin e Jeronim de Radës.

Kreu i shtetit shkruan se edhe pse Guiseppe de Munno flet pak shqip, ështël frymëzuese dashuria e tij e madhe për Shqipërinë. 

"Me Guiseppe de Munno, stërnipin e përfaqësuesit të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare, Jeronim de Rada. Edhe pse e flet pak gjuhën shqipe, dashuria e tij e madhe për Shqipërinë është frymëzuese."