Mania për t'i ngjarë Kim Kardashian, ka rrezikuar jo pak të rinj e të reja nëpër botë. Këtë herë bëhet fjalë për një 27-vjeçar i cili po rrezikon jetën për të pasur të pasme si të Kim Kardashian.

Jordan Parke është një fans i çmendur i Kim-it dhe ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale ku tashmë është infektuar nga një bakter mishngrënës. "Dailymail" shkruan se ky fiksim i ka kushtuar 13 mijë euro 27-vjeçarit deri tani, por rrezikon t’i marrë dhe jetën.

Jordan shpenzoi 8 mijë euro në operacionin e parë të bërë në Turqi dhe operacioni i dytë në të njëjtin vend kushtoi 5 mijë euro. I riu nga Dudley, West Midlands, vazhdon të kryejë ende operacione plastike të njëpasnjëshme dhe mjekët e kanë paralajmëruar se është duke marrrë infeksione të rënda.