FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60-të të renditjes duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar.
Ajo që ka bërë ngjitje është Kosova, e cila për shkak të kualifikimit historikë në Ligën e Europës ka fituar 6 shkallë, duke u pozicionuar në vendin e 131-të.
Për sa i përket kryesimit, atë vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin. Më poshtë edhe dhjetëshia e parë.





