Në takimin e nivelit të lartë në PE ku merr pjesë delegacioni shqiptar, eurodeputeti qipriot Takis Hadjigeorgiou i kërkoi shpjegime Taulant Ballës për fjalët e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e qeverive në Kosovë në lidhje me bashkëpunimin e dy shteteve në vitin 2025 si dhe qëndrimin me dy fytyra të Serbisë.
Sa për bashkimin, Balla theksoi se viti 2025 është vendosur si afat për anëtarësimin në BE, ndërsa siguroi se shqiptarët janë faktor paqeje në rajon.
Balla: Mos kini frike nga bashkepunimi mes shqiptareve. Jemi faktor i rendesishem stabiliteti dhe paqeje ne Ballkan. Jemi krenar qe jemi kombi me proeuropian ne Rajon.
Ndësa në lidhje me etiketimin për Serbinë si shtet me dy fytyra, Balla përmendi fushatën kundër që Serbia bën për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare.
Balla: Është qëndrim me dy fytyra që nga njëra anë bëhen bisedime, nga ana tjeter Serbia lobon kundër anëtarësimit në organizata ndërkombëtare siç ndodhi me Interpol.
Balla i tha gjithashtu eurodeputetit qipriot se bashkëkombësja e tij Eleni Theocharous nuk ishte pse të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të një personi që qëlloi mbi policinë. Pasi kudo në Europë te qëllosh mbi policinë është akt terrorist.
Në prani të David Mcallister dhe komisionerit Johannes Hahn shprehu gatishmërinë për të votuar sëbashku me opozitën reformën zgjedhore.





