Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi foli në një prononcim ekskluziv për “Goal.com” në lidhje me përballjen e sotme mes Romës dhe Realit të Madridit. Ish-mbrojtësi italian ka mbajtur veshur fanellat e të dyja skuadrave, teksa përshkruan emocionet. Zemra e Panuçit është e ndarë në dysh dhe shpreson që kjo përballje të mbyllet në barazim 0-0.“Vendimtar do të jetë motivimi i lojtarëve në këtë sfidë. Unë kam një zemër të ndarë dhe them se do dalë 0-0. Kapelo më i miri, bravo Monkit”, shprehet Panuçi në vigjilje të sfidës.Trajneri kuqezi nuk e fsheh superioritetin e spanjollëve, teksa shprehet:

Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje.Ajo që fituam me Real Madridin, titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve, ishte diçka e madhe, pastaj mënyra se si më trajtuan tifozët. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka ”, u shpreh Panuçi.

Çfarë mund të thoni për përvojën tuaj në Ligën e Kombeve me Shqipërinë?

Ne kemi arritur qëndrueshmërinë. Unë mendoj se është një kompeticion i rëndësishëm. Ne nuk bëmë mirë, por qëndruam në Ligën C. Duhet të bënim shumë më mirë, por siç thashë edhe në Shqipëri duhet që të trajnohemi dhe të përgatitemi më mirë.

Çfarë mund të presim nga Shqipëria në të ardhmen?

Unë kam 6 vjet që jam trajner dhe kam dëgjuar shumë pak trajnerë që të pranojnë se janë fajtor për diçka. Unë them: ‘Besoj se jam fajtor për të qenë futur një ide loje, kur unë nuk i trajnoj ditë për ditë lojtarët, por çdo dy ose tre muaj.’ Unë mendoj se është më mirë të bllokosh dhe pastaj të bësh kundërsulm. Nuk i trajnoj cdo ditë për t’i futur këtë ide loje, dhe në fund përzgjedhja për të bërë këtë ide loje është e vështirë.

Cila është ideja e lojës suaj?

Kjo varet nga lotjarët që kam në dispozicion dhe cilësia që ata kanë, kështu që unë përpiqem që t’i vendos në pozicionet e duhura. Pastaj skema mund të ndryshojë, por kjo varet nga skuadra që keni përballë. Përveç zgjedhejs, për shembull Spanja ka idenë e vetë. Edhe fëmijët e luajnë atë ide që në moshë të re. Duhet të mbrojmë  veten dhe të shkojmë në kundërsulme në Shqipëri. Kjo është e sigurt.

Mendoni se mund të ri-trajnoni një klub përsëri?

Jo, jam shumë i lumtur te Shqipëria, por sigurisht që nuk do e mbyll atje. Dua të jetoj në Spanjë, do të doja të kthehesha në Spanjë pas Shqipërisë, do të isha i kënaqur.

Më tej Panuç foli edhe për skuadrën e Realit të Madridit dhe trajnerin Solari duke thënë:

“Kur një trajner i bën gjërat mirë, kjo është një gjë e mirë për të gjithë. Por është më e lehtë të drejtosh Realin e Madridit, sesa Romën apo Shqipërinë. Solari ka shanset e tij për të reazliuar objektivat e tij. Ai fitoj 4 ndeshje dhe fitoi një kontratë deri në vitin 2021. Zidani fitoi 3 Liga Kampionesh, ndoshta edhe Solari mund ta bëjë. Në ndeshjen me Romën, Solari vejn nga një humbje dhe nuk do ta ketë të lehtë që të skuadra të gjejë motivimin. Mendoj se ndeshja midis Romës dhe Realit të Madridit do të përfudojë 0 me 0.”

“Edhe Roma vjen nga një hubmje në Udine dhe them se do të jetë nëj ndeshje e bukur. Trajneri duhet të flasë në lojë, ai duhet të vendosë një formacion që të fitojë dhe kjo është e gjitha”, është shprehur Panuçi.