Në një kohë kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ende nuk dihen se cilën do të jenë kandidatët që do të garojnë për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Në një intervistë për emisionin ‘A Show’ në “News24” të Adi Krastës, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se ende nuk është përcaktuar se kush do të garojë për këtë post. Ndërkohë, kryetari aktual i Bashkisë Veliaj në daljet e tij publike ka aspiruar një tjetër mandat të dytë, ndonëse asgjë nuk është zyrtare deri tani.

Krasta: Ju e keni përcaktuar njeriun që do të konkurojë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës?

Basha: Po ta kisha përcaktuar do ti bëja hasha të gjithë ato që thashë këtu. Sepse është bindja ime më e thellë që për të përqafuar një model të ri ku demokracia me të vërtetë përfaqëson interesat e njerëzve që të zgjehdin lirisht pastaj përmes platformave të debatit politik, ata do të përfshihen që në fazën e kandidaturave. Prandaj ne do të hapim një debat qytetar dhe jo thjeshtë politik në mënyrë që njerëzit që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet vendore të jenë produkt jo vetëm i vendimmarrjes politike por një konsensusi sa më të madh qytetar.