Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dhunimit në qelitë e paraburgimit të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, një ndër protestuesit kundër shembjes së shtëpive në Unazën e Re, i cili akuzohet për plagosjen e efektives Ina Nuku.
Berisha ka publikuar një foto të 18-vjeçarit në gjykatë, ndërsa shkruan se Drobajt i’u thyen gishtërinjtë në një akt primitiv me urdhër të kreut të qeverisë, Edi Rama.
"Ja si i thyen studentit te shkelqyer Daniel Drobaj gishterinjte, ne nje akt primitv hakmarrje, narkos-it me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes per nje akuze te pa provuar dhe fund e krye politike. sb"





