Qeveritë e dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruan sot nën Pejë 9 marrëveshje bashkëpunimi, ku më kryesoret vlen të përmenden ajo për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming si dhe marrëveshja kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.
Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë në Pejë:
1. Nënshkrimi i marrëveshjeve për heqjen e çmimeve për shërbimin roaming.
2. Nënshkrimi i protokollit për kryerjen e veprimeve të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën kufitare Morinë-Vernicë.
3. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e borxhit publik, financimeve të huaja dhe marrëdhënieve me institucionet financiare ndërkombëtare.
4.Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë për Pronësinë Industriale të Kosovës dhe Drejtorisë së Pronësisë Industriale të Shqipërisë.
5. Nënshkrimi i protokollit mes Ministrive të Bujqësisë për njohjen dypalëshe dhe unifikimin e modeleve të certifikatave shëndetësore, veterinare që shoqërojnë kafshët e gjalla dhe produktet me origjine shtazore.
6. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e rinisë.
7. Themelimi i Dhomës Ekonomike bilaterale Shqipëri – Kosovë.
8. Marrëveshje për njohjen reciproke të patentave për drejtuesit e mjeteve.
9. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë.





