Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në një video në “Facebook”, deklaratën e kryeministrit Rama në 2013-n kur iu kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, deklaroi në vitin 2013 Rama.
Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.
Prej tre javësh, banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.





