Lojtari i ndeshjes Teuta-Luftëtari ishte Sherif Kallaku i cili u shpreh se shpreson që tani të shënojë sa më shumë dhe ky të jetë goli i zhbllokimit: 

Hera e dytë radhazi që një nga më të mirët. Je përshtatur me lojën e Shkëmbit… 

Është e vërtetë, se pasi kalova një dëmtim që e mendova të lehtë, por që erdhi duke u rënduar. Doktori më tha dy javë por ndenja dy muaj. Tani ndihem mirë, jam përshtatur me skuadrën dhe shpresoj ta mbaj këtë ritëm. 

Çfarë duhet të përmirësohet te Teuta? 

Mendoj që ne duhet të përmirësojmë vetëm përqendrimin, pasi golat i kemi pësuar nga shpërqendrimi ynë. Prandaj po përpiqemi ta rregullojmë. 

Goli shumë i bukur… Je bërë i rëndësishëm edhe për ekipin e Shpresave… 

Edhe profesor Shëkmbi më kërkon të sulmoj portën, të jem sa më afër Latifit. Po mundohem që të përmirësojë defektet që i kam pasur edhe te moshat kur kam qenë i vogël. Shpresoj që tani të shënoj sa më shumë dhe ky të jetë goli i zhbllokimit. 

Osmani iu dha asist, çfarë iu tha pas goli dhe ndeshjes? Osmani shquhet për batuata… 

Nuk bëri batuta. Por unë e falënderova pasi edhe Osmani ishte me shpinë dhe normalisht unë isha pika e pasimit.