Unai Emeri zëvendësoi Arsen Vengeri te Arsenali pas 22 vitesh në pankinë. Spanjolli tashmë ka nisur një erë të re te “Topçinjtë” duke marrë rezultate pozitive. Megjithatë ai zbuloi se duhet të mësonte anglisht dhe madje është ende në proçes.
“Shikoj serialin ‘Peaky Blinders’ bashkë me familjen dhe miqtë. Një gjë e tillë më bën të relaksohem dhe të përmirësoj anglisht. Nuk është e thjeshtë për t’i kuptuar, madje ka edhe skena agresive.” u shpreh trajneri për “BBC”.
Trajneri ka folur edhe për familjen e tij. “Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime. Gjyshi dhe babai im kanë qenë futbollistë profesionistë. Kur e kuptova se nuk mund të luaja më vendosa t’i futem trainingut. Nuk është e thjeshtë të jesh trajner i ri. Çdo ndeshje është një mësim”, përfundon trajneri.





