Xhuzepe Marota nuk e ka nisur akoma zyrtarisht aventurën zikaltër, por ish-juventini do të fillojë shumë shpejt detyrën e re si administratori i deleguar i Interit. Merkato e ekipit të Spaletit do të kryhet nga dyshja Marota-Ausilio dhe pritet një goditje e madhe për të gëzuar tifozët.Siç citon “Sunday Mirror”, Interi është futur në garë për të siguruar shërbimet e… Pol Pogba.

Konkurrenca për francezin është e madhe, pasi Juventus dhe Barcelona vazhdojnë punën për të arritur marrëveshjen me mesfushorin. Kampioni i Botës e ka ndarë mendjen dhe do të largohet në verë nga Mançester Junajtid, ndërsa operacioni i blerjes së tij, mes kartonit dhe kontratës së re, mund të kapë shifrën e 200 milionë eurove. 

Zgjidhja? Duhen shitur ndonjë titullar. Ivan Perishiç dhe Milan Shkriniar mund të jenë të sakrifikuarit, lojtarë që pëlqehen shumë nga Zhoze Murinjo, trajneri i klubit anglez.Duke parë dhe interesin e Juventusit për Pogba, portugezi e ka të qartë se më kë nga këto dy ekipe do të preferonte të negocionte për shitjen e tij…