Dy sportistë australiane të regbisë, Adam Eshli-Kuper dhe Kurtlei Beil nuk do të luajnë në ndeshjen e radhës që ekipi i tyre kombëtar do të zhvillojë ndaj Anglisë.
Shkak është bërë një episod që ka ndodhur më datën 10 nëntor, në Kardif ku mediat australiane bëjnë me dije se 3 femra janë parë në hotel në orën 22:30, ndërkohë që rregullat ndalojnë që mysafirët të qëndrojnë në dhomat e lojtarëve.
Sportistët në fjalë kanë luajtur së bashku rreth 200 ndeshje për kombëtaren ndaj vendimi i marrë për ta nuk ka qenë aspak i lehtë.





