Gjatë aktivitetit të Ministrisë së Brendshme, ku u prezantua flota e re e makinave të policisë, ministri Sandër Lleshaj komentoi protestën që u regjistrua para parlamentit, duke kërkuar reflektim nga qytetarët.

Lleshaj gjithashtu tha se “përfaqësues të caktuar të politikës të mos ngrenë dorë ndaj policisë”.

“Jo më larg se dy ditë më parë, u përballën me një sulm të pabesë. Verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme. Ftoj qytetarët për një reflektim, pasi te policia duhet të shohim forcën e mburojën tonë. Për reflektim ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë që të rreshtohen krah policisë e jo përballë saj. Për një të ardhme më të mirë europiane”, u shpreh ministri.