Gjykata e Salerno-s ka dënuar me 5 vite heqje lirie një futbollist 32-vjeçar pasi të dielën goditi me kokë arbitrin e ndeshjes. Episodi është verifikuar në fushën sportive “San Nicola di Bari” të Salerno gjatë ndeshjes së kampionatit të Seconda Categoria mes ASD Folgore Acquavella dhe ASD Atletik Torchiara.
Në minutat e fundit të ndeshjes, drejtuesi i garaës ka vendosur për një goditje dënimi për skuadrën mike, gjë që ka sjellë protestat e futbollistëve të formacionit kundërshtar që kanë rrethuar arbitrin, duke kontestuar vendimin.Momente të nxituara, ku gjatë të cilave lojtari 32-vjeçar i skuadrës vendase gjuajti me kokë arbitrin, i cili menjëherë u transportua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Kjo gjë i shkaktoi atij një traum kronike që shërohet brenda 10 ditësh.Pas këtij episodi, ndeshja u ndërpre dhe lojtari 32-vjeçar u denoncua nga policia lokale për akte dhune në sport. Duke parë dhe dëmin e shkaktuar, Gjykata e Salerno-s ka kërkuar pesë vite dënim për lojtarin.





