Dy ditë më parë, Milani u paraqit në “Dhomën Gjykuese” të UEFAs, e cila nga mesi i dhjetorit do të zbardhë edhe sanksionet e saj ndaj Milanit për shkeljet e 3-vjeçarit 2014-2017. Pronarët aktualë të klubit janë optimistë për sa i përket dënimit, duke mos qenë ata shkaktarë të bilancit negativ në kohën e sipërpërmendur.Fondi “Elliot” beson te forca ekonomike dhe reputacioni që ka, ndaj përveç një gjobe mes 13-17 milionë euro, nuk parashikohet asnjë rrezik tjetër në nivel gjobash apo kufizimesh.
Avokatët e “Djallit” sidoqoftë janë të përgatitur për çdo situatë. Siç raporton “La Stampa”, kuqezinjtë kanë gati një tezë për t’u mbrojtur në rast se dënimi i UEFA-s nuk cilësohet si i “përshtatshëm”. Në një rast të tillë, avokatët e klubit italian thuhet se do të apelojnë përsëri vendimin që mund të vijë nga selia e Nionit.





