Toby Alderweireld mund të rikthehet në Spanjë. Mbrojtësi belg i Tottenhamit ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid, që është vënë në lëvizje për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe 29-vjeçari, kontata e të cilit me klubin anglez skadon në qershor duket të jetë një alternativë e mirë.
Madrilenët nuk do ta kënë aspak të lehtë të arrijnë të futbollisti pasi në garë për të është edhe Manchester United që ka kohë në ndjekje të tij. Alderweireld është pjesë e Spurs-ave që nga viti 2015 ku u transerua nga Atletico Madrid për shumën e 11.5 milionë paund.





