Peshkatarët durrsakë kanë kapur një peshkaqen 3.85 metra të gjatë me peshë rreth 400 kg.
Peshkaqeni u kap nga anija “Nesimi” në 100 metra thellësi në drejtim të Durrësit.
Sipas informaciomeve që përcjellin për “DurrësLajm” peshkatarët ‘fatlumë’, peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme, ndërsa e gjithë sasia e tij u ble menjëherë nga restorantet.
Marinarët e peshkatores “Nesimi” thanë se ishte hera e parë që kapën një peshk kaq të madh.





