Sulmuesi i Liverpulit, Daniel Starixh është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit. Kjo e fundit e akuzon atë për vendosje bastesh. Kujtojmë se futbollistët profesionistë e kanë të ndaluar të vendosin baste sportive. Gjithashtu ata nuk duhet të shpërndajnë informacione të ndryshme.

Kompanitë e basteve në Angli kanë sinjalizuar federatën se janë vendosur shuma të mëdha që Starixh të transferohej te Interi. 10 mijë stërlina ishte shuma më e madhe e vendosur.

Këto opsione janë normale në Angli, por e çuditshmja është se askush nuk kishte folur për kalimin e anglezit te Interi dhe ky lajm doli vetëm 1 javë më vonë. Sulmuesi megjithatë u huazua te Uest Brom.

Basti është vendosur nga një zyrtar por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sulmuesi nga ana tjetër pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka informacion për këtë histori. Nëse Starixh vërtetohet që është fajtor ai rrezikon gjobë të majme deri në pezullim.