Zëvendësministri Sandër Lleshaj zhvillon takim me strukturat e policisë së Durrësit pasditen e sotme.

Burimet pohojnë se takimi është prezantues me zëvendësministrin e ri te sapo emëruar.

Kryefjalë pritet të jetë rritja e fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Durresit. Takimi me strukturat e policisë është paralajmëruar pa praninë e mediave.

Takimi vjen pas prezantimit të z. Lleshaj në qarkun e policisë Shkodër.

Mësohet se z Lleshaj do t'i kërkojë vartësve në Durrës rritje të rezultateve të tyre të punës në luftën ndaj kriminalitetit.