Pankina e artë e sezonit 2017-2018, që vlerëson trajnerit më të mirë të Serie A, shkoi sërish për Massimiliano Allegrin.
Trajneri livornez e fitoi për herë të 4-t këtë çmim prestigjoz i cili përcaktohet nga votat e trajnerëve të skuadrave të Serie A.
Një rekord ky për Allegrin që lë pas në këtë garë speciale dy emra me peshë si Fabio Capello e Antonio Conte.
Trajneri i bardhezinjëve grumbulloi në total 17 vota, duke lënë pas Maurizio Sarrin i cili vendin e dytë e ndau me Simone Inzaghin me nga 8 vota secili.





