Rikonstruskioni i rrugës "Egnatia", një prej arterieve kryesore që ka Durrësi, është drejt përfundimit.
Segmenti që përshkon dy qendrat tregtare "FlagShip" e "BlueStar", si dhe dy shkollat 9-vjeçare e deri në port, është shtruar me asfalt.
Në ndihmë të firmës që ka kryer punimet është ndodhur edhe Policia Bashkiake duket disiplinuar trafikun dhe larguar automjetet në mbarëvajtje të punës.
Punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti kanë nisur në muajin prill të këtij viti ku ka pësuar transformime të mëdha. Sot trotuarët janë më të zgjeruar ndërsa rruga ku do të kalojnë automjetet është më e ngushtë.





