Në sajë të projektit për ndërtimin e "Unazës së Re" në Tiranë, është hequr simboli i 100-vjetorit të Pavarësisë, monumenti i Shqiponjës.
Tashmë sheshit i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” është hequr, e në vend të këtij simboli do të ndërtohet një mbilkalim.
"Shqiponja" është vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”, e vendosur në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit.
Vepra e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në nëntor të 2012.





