Sa herë dalim në qytet, ndjejmë mungesën e theksuar të ajrit, ose thithim një ajër të ndotur si rezultat i trafikut, ngrohjes globale apo mungesës së shiut. Por cfarë duhet të bëjmë ne si qytetarë për të reduktuar smogun dhe ruajtur shëndetin tonë.

Ja disa këshilla që mund të vlejnë për gjithsecilin.

Lani shpesh flokët – Kur futemi në shtëpi gjëjae parë që vëmë re është se flokët tanë mbajnë erë jo të mirë. Për këtë arsye duhet që t’i lajmë shpesh për të larguar kështu smogun e ngjitur në to si dhe aromat e pakëndshme.

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes – Në fakt kjo duket si e çuditshme, pasi është gjëja e parë që të gjithë bëjmë pasi zgjohemi nga gjumi. Hapim dritaret për të ajrosur dhomën. Por në fakt kjo nuk është një zgjidhje e mençur pasi nëse jetoni në një zonë shumë të ndotur, apo buzë rrugës, atëherë do të lini smogun që të futet në shtëpi. Më e mira është që shtëpinë ta ajrosni në mbrëmje vonë.

Në makinë përdorni kondicionerin – Nëse jeni nga ata që nuk bëni dot pa makinë, atëherë bëni mirë të përdorni kondicionerin, për të larguar ajrin e ndotur. Kjo kërkon më shumë konsumim të karburantit, por edhe ndotje të ambientit. Kështu që më mirë përdorni transportin publik.

Mos praktikoni joga në qytet – Nëse jetoni në një qytet të ndotur, nuk do të ishte e udhës të bëni joga në ambient të hapur. Më mirë një orë e mirë në shtrat duke lexuar një libër.

Lani fytyrën – Ashtu si për flokët, e njëjta gjë vlen edhe për fytyrën. Lajeni atë, menjëherë sapo futeni në shtëpi.

Mos ndaloni me bicikletë në semafor pas makinave – Ata që përdorin bicikletën njihen si dashamirës të mjedisit, por duhet të bëjnë kujdes kur ndodhen në semafor. Ndalesa pas makinave i ekspozon ata më shumë ndaj smogut.

Mos i nxirrni fëmijët shëtitje në orarin e pikut të ndotjes – Të dalësh shëtitje në oraret kur trafiku në qytet është shumë i rënduar, do të thotë të thithësh ajër të ndotur. E mira është që të shëtisni larg ambienteve publike dhe në orare kur lëvizja e automjeteve ka rënë.

Mos qëndroni me makinë ndezur – Nëse jeni duke pritur dikë, apo keni ndaluar për të blerë diçka, mos e mbani automjetin të ndezur. Kjo do të sillte më shumë smog dhe ndotje.