“Jam unë ai që paguaj të gjitha taksat për ato që fitoj”. I intervistuar nga “Franceinfo”, Kylian Mbappe sqaron informacionin “plotësisht fals” të shpërndarë nga ana e Mediapart për tratativat që e dërguan atë te Paris Saint Germain.

Sipas informacionit të shpërndarë nga “Football Leaks” thuhej se lojtari kishte kërkuar, mes të tjerave, se klubi duhet të ishte ai që duhet të paguante taksat e rrogës së tij. Por Mbappe kundërshton dhe siguron se zgjedhja e PSG-së ishte e para mbi të gjitha në aspektin sportiv:

“Për mua gjëja më e rëndësishme ishte të shkoja në një klub ku të shprehesha më mirë e të vijojë të rritesha dhe kjo ka qenë arsyeja pse zgjodha PSG-në. Më pas është e qartë që ka tratativa dhe, edhe pse ka shumë gjëra false, çdo gjë është bërë në bazë të rregullave. Ajo që më bën të qesh është se mbi çfarë bazash shkruan Mediapart, që është një sajt që denoncon parregullsitë e botës së futbollit, por që këtë herë unë siguroj se ajo që kam bërë është në rrugë ligjore, këtë nuk e kuptoj”.