Shqipëria po bëhet gati për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku e para do të luhet kundër Skocisë më 17 nëntor në “Loro Boriçi” e vlefshme për UEFA Nations League. Ndërkohë që takimi i dytë do të jetë ai kundër Uellsit në “Elbasan Arena” më 20 nëntor, sfidë miqësore.
Por, tekniku italian Christian Panucci, për arsye që ende nuk dihen, ka bërë sot një ndryshim pikant në listën e kombëtares. Ai ka larguar nga lista Loret Sadikun, i cili rikthehej pas shumë kohësh mungesë dhe ka thirrur mesfushorin e Panathinaikos-it, Ergys Kaçe.
Kaçe është një nga lojtarët që aktivizohet në kampionatin helen, por në ndeshjet e fundit nuk ka marrë mjaftueshëm minuta në fushë. Megjithatë, rikthimi në kombëtare është mjaft i vlefshëm për shtatshkurtrin nga Korça, i cili meriton përkrahjen.





