Vijon ecuria e shkëlqyer e Teutës. Durrsakët morën një fitore me përmbysje me shifrat 1-3 në fushën e Kamzës duke fundosur skuadrën e periferia e kryeqytetit.

Një ndeshje me dy tablo me Kamzën që zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë duke kaluar në avantazh me mbrojtësin italian Bonnani dhe duke humbur disa raste për të dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë u shfaq në fushë një tjetër Teutë që e dominoi takimin dhe përmbysi rezultatin me golat e Amadu Latif me penallti, Prognit dhe Beqajt duke marrë fitoren e 4-t në 5 ndeshjet e fundit dhe duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve.

Përsa i përket Kamzës, Klodian Duro me këtë humbje i ka orët të numëruara në stolin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit.