Skënderbeu ka mposhtur Kastriotin me rezultatin minimal 1-0 në takimin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Goli i Muzakës në minutën e 29-të i dha fitoren skuadrës së Shehit që vazhdon të kryesojë kampionatin.
Një fitore e vuajtur për skuadrën korçare që hasi vështirësinë e sulmeve të vazhdueshme të krutanët të cilët nuk u dorëzuan për asnjë moment.
Paraqitje dinjitoze për skuadrën e Stavri Nicës përballë kryesuesve të kampionatit. Pavarësisht pozicionit në renditje, skuadra krutane luajti si e barabartë me Skënderbeun. Në sfidën e javës së ardhshme korçarët do të udhëtojnë drejt Laçit për t’u ndeshur në transfertë ndërkohë, Kastrioti do të presë Partizanin.





