Pas më shumë se një viti, për herë të parë ka reaguar bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një postim në Facebook në lidhje me akuzat ndaj partnerit të saj për lidhje me ‘Habilajt’ të arrestuar për trafik droge në Itali.

Ashtu si vetë ish-ministri Tahiri më herët edhe Fatlinda Tahiri kërkon ndihmën e përkrahësve në rrjetet sociale për të shpërndarë një video shpjeguese për akuzat që i janë bërë bashkëshortit si dhe dokumentet nga gjykata italiane se ai është i pafajshëm.

“Të lutem shpërndaje. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth botës, ndërkohë që e vërteta është duke veshur këpucët, por kur i ka veshur ato, s’do ndalë më kurrë”– shkruan ajo.