Akuzave të demokratëve për bashkëpunim me krimin, ku opozita kërkon arrestimin e Vangjush Dakos, kryebashkiaku i Durrësit ka vendosur t’iu përgjigjet me një videomontazh në Facebook.

“Sapo vizitova rezervatin e peshkut që nuk hahet në Durrës (mungon peshku Mul Noku se për shkak të erës së keqe nuk e pranon interneti)”, shkruan Dako, teksa poston videon komike ku personazhe të animuara ka zgjedhur ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha, dhe deputetët Ervin Salianji dhe Arben Ristanin.