Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është paraqitur sot në parlament ku është sjellë si një deputet i zakonshëm. Ka mbërritur aty me vonesë dhe ka zgjedhur të ulet në një nga karriget e fundit të sallës. Pasi ka votuar “pro” të gjitha nismave të qeverisë, ai është larguar me shpejtësi pa bërë shumë komente për gazetarët.
Sapo ata i janë drejtuar me mikrofona ai është përgjigjur: “Kam folur aq shumë sa është e kotë të bëj komente të tjera”.
“Nuk kemi kuptuar asgjë”, i është drejtuar një nga gazetarët.
“Aaaa nuk është faji im që nuk keni kuptuar ato që kam thënë”, tha Xhafaj duke u futur me shpejtësi në makinën e tij.
E vërteta është se ish-ministri ka zgjedhur të flasë me një gjuhë të komplikuar pas largimit nga detyra. Ai ende nuk ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur kur policia po godiste grupet kriminale. Ai ende nuk ka sqaruar motivin e largimit.





