Pas një votimi të fshehtë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me votat e maxhorancës dy anëtaret e rinj të PS-së për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim dy anëtarët e rinj, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri
"Dy vendet vakante në KQZ nga partitë e shumicës parlamentare. Grupi parlamentar i PS nga katër kandidatura të propozuara Rezarta Bitri, Arens Çela, Elira Kokona, Bledar Skënderi ka përzgjedhur me anë të kryetarit zonjën Rezarta Bitri dhe zotin Bledar Skënderi. Grupet e tjera parlamentare dhe pas përfunditmi të gjitha afateve të arsyeshme nuk kanë ushtruar të drejtat e parashikuara në kodin zgjedhor" tha Ruçi para votimit.





