Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka sfiduar nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrin Sali Berisha në lidhje më akuzat që ky i fundit ka lëshuar në adresë të tij, për lidhje me krimin.

Ndreu deklaroi se do heqë dorë nga poltikia nëse Berisha gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri ne 5 breza.

“Ai dihet kush është shqiptarët e dinë. Publikisht i them Saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht e ti gjej. Ndjej neveri për baltosjen që më bën jo vetëm mua por kundërshtarëve politike. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza. Premtoj se nuk merrem më me të është humbje.”