Një banor i Sukthit, Durrës ka denoncuar sot pranë ish-kryeministrit Sali Berisha ndotjen e lartë të mjedisit me të cilën po përballen banorët e saj zone.
Sipas denoncuesit, që ka dokumentuar me pamje filmike ndotjen ekstreme mjedisore, djegia e mbeturinave në qiell të hapur është një vrasje e ngadaltë për të gjithë banorët.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook.
Postimi i Sali Berishës:
Kjo nuk është mjegull por tymi dhe bloza e Gjushit për banorët e Sukthit të ri!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Sb
Ju lutem postojeni sepse nuk na degjon askush nuk eshte mjegull eshte tym mbeturinash qe digjen eshte nje vrasje e ngadal per te gjith banoret e sukth i ri , durres , lagje 6 , postoje pasi nuk gjejm zgjidhje asnje insitut shteteror.





