Pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji se kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet, ka reaguar ky i fundit.
Në një postim në Facebook, Vangjush Dako shprehet se do padisë në gjykatë Salianjin, pasi sipas tij gjyqi i ndan këto muhabete.
"Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh."





