Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon edhe gjatë kësaj të marte me akuzat e tij kundër kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Sipas denoncimit të radhës të mbërritur nga qytetari dixhital në adresën e tij të “Facebook”-ut, Berisha thotë se Rama ka pajtuar Dakon me ‘Avdylajt’. Qytetari shkruan se para tri javësh Dako është rrahur nga pjesëtarë të kësaj bande në zyrën e tij, ndërsa me ndërmjetësimin e Ramës,është bërë edhe pajtimi në një restorant të Durrësit për 3 orë.

DENONCIMI TE BERISHA

Kallam Deshtaku pajtoi Gjushin me Avdylet! sb

“Persh dr.Berisha!
Sipas nje burimi te besushem para 3 javesh xhuxhin e kane rrafur ne zyren e tij te bashkise Durres miqte qe e ndihmuan te behej kryetar,(banda Avdylaj)me pas ka shkuar Edrama dhe jane ulur diku ne nje restorant per gati 3 ore koke me koke me xhuxhin duke i treguar tmerrin nga njerzit qe i perdori per fushate!mund ta verifikoni kete çeshtje!”