Aventura e Tiemoue Bakayoko me Milanin është drejt përfundimit. Performaca e tij me fanellën kuqezi ka lënë për të dëshiruar dhe drejtuesit e klubit italian nuk do të ushtrojnë të drejtën për blerjen e kartonit nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas mediave angleze, 24-vjeçari mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Gattuso që në janar, duke i mundësuar kështu Leonardos të kursejë shumë nga paga e madhe e lojtarit, duke i futur ato para në merkato për të bindur Cesc Fàbregas të tranferohet në Milanello.