Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia për dorëzuar me kërkesë të tij prova të reja.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Tahiri tha se kishte dorëzuar prova deçizive, ndërsa iu kërkoi gazetarëve të presin dhe 2-3 ditë për të mësuar rreth saj.

“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është. Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju tani”, tha Tahiri.