Marselo Brozoviç ka qenë në epiqendër të mediave pas veprimit që bëri në momentin që Luis Suarez po ekzekutonte një goditje dënimi.

Ai u shtri në pjesën e poshtme të murit për të mbuluar pjesën që do të linin shokët e tij të skuadrës gjatë kërcimit.

Një lëvizje që rezultoi efikase pasi Suarez zgjodhi pikërisht atë hapësirë për të goditur.

“Përpara jush lëvizja e krokodilit” e quan vetë mesfushori në rrjetin social “Instagram”.