Në muajin mars do të hapet përfundimisht autostrada e Elbasanit. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se në projektin e parë kostoja shkoi 40% nga tenderi fillestar.
"Në mars, maksimumi në prill do të bëhet e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë ku kostoja shkoi 40% nga tenderimi fillestar", tha ai.
Pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha se investimet publike të qeverisë do të jenë 900 mln dollarë. Ai tha gjithashtu se borxhi publik në fund të 2019-s pritet të bjerë 64.9%.
Duke folur për pr/buxhetin e 2019 kreu i Financave përsëriti atë që është thënë nga kryeministri që do të rriten pagat në shëndetësi, arsim, mbrojtje dhe diplomaci.





